Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fillon seanca fillestare ndaj 19 vjeçarit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Fillon seanca fillestare ndaj 19 vjeçarit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Ka filluar seanca fillestare ndaj të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në qendër të Klinës.

19 vjeçari, Jon Hoti është paraqitur para organeve të drejtësisë pak më parë.

Kurse policia më herët ka bërë të ditur se një person ka shtënë me armë zjarri drejt dy viktima.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dyta është dërguar në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen.

“Sheshi ‘Mujë Krasniqi’, Klinë 13.11.2024-17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë, njeri prej tyre ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e konstaton ekipi mjekësor, ndërsa tjetri dërgohen në Spitalin e Pejës ku për shkak të plagëve të marra ndërron jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja konfiskohen, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Powered by WordPress