Pak pas orës 9:00 në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit nga Serbia i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Delegacioni nga Serbia dhe ai nga Kosova, i kryesuar nga kryenegociatori zv/kryeministri Besnik Bislimi, fillimisht do të kenë takime të ndara me Lajçakun dhe për momentin nuk dihet nëse do të mbahet një takim trepalësh.