Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkruar se po restaurojnë edhe një monument të rëndësisë së veçantë që është ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Pejë, që ndodhet në Qendrën Historike të qytetit.
Çeku ka shkruar në Facebook se monumenti që është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, në vete përmban përplot histori, ndërsa përmes ndërhyrjeve do të ruaj vlerat e trashëgimisë kulturore që ka.