Një pjesë e kryeqytetit së shpejti do të marrë pamjen e re me ndërtimin e “ishullit urban” Arbëri – Pallati i Rinisë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook u shpreh i lumtur me përurimin dhe nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë.
“Me Përparimin, Kryetarin e Prishtinës, përuruam nisjen e punimeve të ishullit lidhës të Arbërisë, një projekt jo vetëm funksional por dhe estetik; një shesh i gjelbër për këtë anë. Kjo zgjidhje, e cila afron një lagje me 30 mijë banorë me vet qendrën e qytetir, është zgjidhje kapitale, është zgjidhje monumentale! Urova po ashtu drejtorin Krenar Xhaferi, puna e së cilit në Prishtinë është shembull i mire!
Projekti, zotim i Përparimit dhe i yni elektoral, është ideuar, projektuar e financuar tërësisht nga Komuna e Prishtinës; dhe pavarësisht pengesave të pakuptueshme të qendrore, ai po merr jetë!”, ka shkruar ai.
Tutje ai shtoi se ky projekt po merr jetë pavarësisht “pengesave të pakuptueshme qendrore”.
Abdixhiku është zotuar se në qeverisjen e tij do të hiqen të gjitha pengesat e nivelit qendror në kryeqytet, duke shtuar që të bëhen gati për Unazën e Kryeqytetit, Stadiumin Kombëtar dhe Spitalin e Ri të Kosovës.
“Projekte të mëdha kapitale, që lënë shenja përtej gjeneratave! Ne jemi edhe të vendosur edhe të qartë edhe me plot vullnet për punët që do t’i bëjmë në vend! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë: