Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pas pushimit veror, ku në rend dite janë 34 pika.

Tri nga pikat e rendit të ditës janë nga seancat e kaluar, ndërsa të tjerat do të shqyrtohen për herë të parë. Aty do të vendoset edhe dita se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja ka këtë rend të ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.