Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit ajror të kafshëve të egra kundër tërbimit në Kosovë

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit ajror të kafshëve të egra kundër tërbimit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur fushatën vjeshtore të vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra për parandalimin e sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa inspektorët veterinarë të AUV-së monitorojnë procesin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

AUV u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe, veçanërisht, familjeve me fëmijë në zonat e shpërndarjes që t’i udhëzojnë fëmijët të mos prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra.

Sipas AUV-së, kjo fushatë është pjesë e masave parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik dhe atë veterinary.