Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Organizaten e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për edukimin e publikut mbi rëndësinë e pyjeve dhe ruajtjen e mjedisit.
Fushata, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, ka për qëllim promovimin e vlerave pyjore, duke përfshirë rininë, gratë dhe komunitetet rurale të Kosovës.Aktivitete kryesore të fushatës përfshijnë video mesazhe nga kampet pyjore, trajnimet për të rinjtë, diskutimet me nxënësit në shkolla, dhe promovimin e rolit të grave në menaxhimin e pyjeve.
Gjithashtu, do të publikohen dokumentarë që shpalosin rëndësinë e pyjeve për zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të Kosovës.
Fushata do të zhvillohet nëpërmjet mediave sociale dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e pyjeve dhe pasuritë e natyrës.