Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fillojnë përgatitjet për matjet zyrtare të boksierëve shqiptarë në Mynih të Gjermanisë

Fillojnë përgatitjet për matjet zyrtare të boksierëve shqiptarë në Mynih të Gjermanisë

Gjithçka është gati për një spektakël emocionues me tre tituj ndërkombëtarë në botën e boksit. Eventi do të zhvillohet në parkun ikonik BMW në Mynih më 20 prill 2024.

Ky event ekskluziv do të sjellë përpara publikut 8 ndeshje emocionuese, duke përfshirë 3 ndeshje për tituj ndërkombëtarë, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për entuziastët e boksit.

Meçet e Shefat Isufit dhe Jurgen Uldedajt do të jenë meçet kryesore në mbrëmjen e Organizuar nga Hazrolli Sport & Performance.

Isufi do të ndeshet letonezin Ralfs Vilcans, kurse Uldedaj ka kundërshtar boshnjakun, Damir Beljo.

Ditën e sotme, me fillim nga ora 13:00, do të bëhen matjet zyrtare në Munchen.