Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, u ka dhënë udhëzim prokurorëve federalë të nisin një hetim të madh lidhur me akuzat se anëtarë të administratës së ish-Presidentit demokrat Barack Obama, kanë fabrikuar informacione të inteligjencës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, i kanë thënë burime të mirëinformuara mediumit Reuters.
Departamenti i Drejtësisë ka pohuar në fund të muajit të kaluar se po krijonte një njësi speciale për të vlerësuar pretendimet e bëra nga Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, lidhur me këto “pretendime të komunitetit të inteligjencës së SHBA-ve.”