Për nder të çlirimit të Rahovecit kjo komunë ka organizuar disa aktivitete.
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne, ku do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi” ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko.
Poashtu do të ketë vizitë në kullën e heronjve “Toni dhe Mici” dhe poashtu do të bëhet përurimi i emblemës së UÇK-së.
Gjatë kësaj dite do të bëhet vizitë edhe në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe dhe në kompleksin memorial në Gradish. /kp/