Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Filloi kursi ATLS-ë, një standard botëror edukativ në Kosovë

Filloi kursi ATLS-ë, një standard botëror edukativ në Kosovë

Ka filluar dita e parë e Kursit ‘ ® (®) ’, e cila po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në partneritet me , , të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e parë të Kursit ATLS, kandidatët kanë patur mundësinë të përcjellin ligjërata që kanë të bëjnë me vlerësimin dhe menaxhimin fillestar në traumatologji, traumën e kraharorit, traumën e pelvikut abdominal, traumën muskuloskeletore, dhe të tjera. Gjatë ligjëratave janë shfaqur video nga ligjëruesit, që demonstronin punën dhe menaxhimin e lëmive të traumatologjisë.

Drejtori i Kursit ATLS Kosova, Dr. Mentor Ahmeti, njëherazi Drejtor i Çështjeve Akademike dhe Kërkimore, Drejtor i Asociuar për Specializantë, Shef i Shërbimit të Traumës në Sanford Medical Center në Fargo, North Dakota, Kryetar Pasues i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, Dega e Dakotës së Veriut, dhe Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për SHBA, tha se tashmë është planifikuar që ky të jetë Kurs i rregullt, i cili do të mbahet 1-2 herë në vit, përderisa sipas tij, ekipi i instruktorëve të Kursit është me përbërje ndërkombëtare dhe vjen kryesisht nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve.

“Është një privilegj i madh që profesionistë ndërkombëtarë kanë investuar besimin e tyre në ëndrrën time për ATLS në Kosovë. Me punën të cilën ekipi jonë (Sanford dhe Kolegji i Kirurgëve të Kosovës) ka bërë deri tani, më bën të bindur që ky kurs do të jetë ndër kurset më të mira në të cilët ata kanë marrë pjesë”, tha Dr. Ahmeti, duke shtuar se, ky kurs është vazhdimësi e iniciativave të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke sjellë për herë të parë një standard botëror edukativ në Kosovë.

Dr. Ahmeti shpreson se ky kurs të jetë jo vetëm një hap në trajnimin e kuadrit profesional në Kosovë, mirëpo edhe të shërbejë si themel i sistemit të traumës në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, Dr. Baton Kelmendi, koordinator i kursit ATLS, tha se politraumat janë ndër sfidat më të mëdha edhe për qendrat spitalore të avancuara, prandaj në këtë kurs, kursantët do të mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë për veprimet e para që bëhen në momentin e kontaktit me pacientin, veprime dhe vendime që shpesh e bëjnë kufirin mes jetës dhe vdekjes.

Dr. Kelmendi shprehet i bindur se kirurgët, anesteziologët dhe mjekët e Qendrave Emergjente, do të mësojnë mjaft dhe do të kenë mundësinë në praktikë t’i zbatojnë aftësitë dhe dijen që e mundëson ky trajnim.

Përndryshe, edhe nesër do të vazhdojë Kursi ATLS, me ligjërata tjera, si ato të traumës pediatrike, geriatrike, trauma e kokës etj. Në këtë kurs po marrin pjesë 19 kandidatë, specialistë dhe specializantë të lëmive kirurgjike.

/TV Arbëria

Powered by WordPress