Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Filipçe: Votimi në zgjedhjet brenda partiake për kryetar po zhvillohet në mënyrë të qetë

Filipçe: Votimi në zgjedhjet brenda partiake për kryetar po zhvillohet në mënyrë të qetë

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Venko Filipçe u shpreh se procesi i zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të LSDM-së po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe se ka harmoni mes aktivistëve.

Ai u bëri të gjithë anëtarëve të dalin të votojnë sa më masivisht, ndërsa në lidhje me dyshimet në opinion për legjitimitetin e procedurës, ai tha se nga Komisioni Qendror Zgjedhor i partisë kanë marrë përgjigje se këto pretendime janë të pabazuara.

“Për procedurën kompetent është Komisioni Qendror Zgjedhor e cila ato vërejtje i analizoi dhe i njoftoi kandidatët se dyshimet janë të pabazuara dhe se i gjithë procesi është legjitim”, tha Filipçe.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

Kujtojmë se në krye të LSDM-së deri tani kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Themes by WordPress