Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, cili ishte më spektakolari?

FIFA i përzgjedh 12 golat më të bukur të Botërorit, cili ishte më spektakolari?

FIFA e ka publikuar listën me 12 golat më spektakolarë të Kupës së Botës 2026, të cilët do të garojnë për çmimin “Goli i Turneut”.

Kampionati i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë prodhoi plot 308 gola, me një mesatare prej pothuajse tre golash për ndeshje, duke dhuruar shumë momente magjike, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

Në mesin e kandidatëve për golin më të bukur janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Afrika e Veriut, Maroku dhe Algjeria, të cilët lanë gjurmë në këtë Botëror.

Lista e plotë e 12 golave të përzgjedhur nga FIFA:

🇧🇦 Kerim Alajbegovic – Bosnje dhe Hercegovina ndaj Katarit

🇦🇷 Julián Álvarez – Argjentina ndaj Zvicrës

🇨🇻 Sidny Lopes Cabral – Kepi i Gjelbër ndaj Argjentinës

🇳🇴 Erling Haaland – Norvegjia ndaj Brazilit

🇭🇹 Wilson Isidor – Haiti ndaj Marokut

🇳🇿 Elijah Just – Zelanda e Re ndaj Iranit

🇯🇵 Daizen Maeda – Japonia ndaj Suedisë

🇫🇷 Kylian Mbappé – Franca ndaj Senegalit

🇦🇷 Lionel Messi – Argjentina ndaj Algjerisë

🇺🇿 Eldor Shomurodov – Uzbekistani ndaj Kongos Demokratike

🏴 Jude Bellingham – Anglia ndaj Francës

🇪🇸 Ferran Torres – Spanja ndaj Argjentinës

Tifozët tashmë e kanë mundësinë të votojnë për golin që e meriton të shpallet më i bukuri i Botërorit 2026.

Fituesi do ta marrë çmimin prestigjioz “Hyundai Goal of the Tournament” pas përfundimit të procesit të votimit.