Federata serbe e futbollit u gjobit me 20,000 franga zvicerane për shkak se në dhomat e zhveshjes u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.
Kjo gjë ndodhi në takimin e parë ndaj Brazilit, duke qenë një nga veprimet më skandaloze që ndonjë kombëtare ka bërë në dhomën e zhveshjes.
Ky dënim i FIFA-s vlen vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.
Ka një tjetër procedurë të hapur në lidhje me ofendimet e trajnerit serb dhe tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.
/TV Arbëria