Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Azemi: Nga nesër QMF-të në Prishtinë pa shërbime higjenike fare

Azemi: Nga nesër QMF-të në Prishtinë pa shërbime higjenike fare

Kryetari I Sindikatës se Pavurur të sektorit privat, Jusuf Azemi, nëpërmjet  një statusi rrjetin social Facebook, ka njoftuar se duke filluar nga dita e nesërme Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjenike fare.

Azemi, thotë se kompanisë aktuale I skadon nga sot kontrata, ani pse ata kanë punuar disa herë pa kontrata, me qëllimin e vetëm që pacientëve të u lehtësohen vizitat në QMF e tyre, Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk I është përgjigjur për pagesa atyre.

Ai ju bën thirrje të gjithë punëtorëve teknik nga QMF-të e Prishtinës, që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat nga dita e nesërme.

 

/TV Arbëria

Postimi i plotë i Jusuf Azemi