Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Foramacionet zyrtare mes ndeshjes City-Real

Foramacionet zyrtare mes ndeshjes City-Real

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes së kthimit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kaluar që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” prodhoi spektakël dhe plot gjashtë gola, ku Reali barazoi 3:3 me Cityn.

Fakt interesant është që vetëm një nga 13 pjesët e fundit të aksionit mes këtyre dy skuadrave nuk pa asnjë gol të shënuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, City ka të gjithë lojtarët e gatshëm ndërsa te Reali mungojnë Alaba, Courtois dhe Tchouameni.

Formacionet zyrtare të ndeshjes që nis nga ora 21:00:

Manchester City: Ederson, Walker, Akanji, Rúben Dias, Gvardiol, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, Grealish i Haaland.

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Rudiger, Naco, Mendy, Valverde, Camavinga, Kroos, Rodrygo, Bellingham, Vinicius. Jr

/TV Arbëria