Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fluks i madh i mërgimtarëve/ 40 aeroplanë pritet të aterojnë sot në “Adem Jashari”

Fluks i madh i mërgimtarëve/ 40 aeroplanë pritet të aterojnë sot në “Adem Jashari”

Vetëm sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të aterrojnë 40 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.

Fluturimet janë kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Turqia e nga vende të tjera.

Pak më parë Agjencia e Navigacionit Ajror njoftoi se deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, kanë pritur dhe përcjellë 25 mijë e 779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

/TV Arbëria