Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FFK-ja lanson strategjinë për periudhën katërvjeçare nën moton “Themelet e së ardhmes”

FFK-ja lanson strategjinë për periudhën katërvjeçare nën moton “Themelet e së ardhmes”

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lansuar strategjinë e saj për periudhën 2024 – 2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.

Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Emerald”, krahas mysafirëve të shumtë nga komuniteti i futbollit i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Gianni Manca dhe Lorenzo Cavallari FIFA.

“Synimi ynë është që në çdo cep të vendit ta kemi nga një fushë stërvitore. E kjo nuk mund të bëhet edhe pa mbështetjen e MKRS-së, e cila tashmë ka filluar zbatimin e strategjisë së saj për përmirësimin e infrastrukturës, me punimet në stadiumin ‘Adem Jashari’, derisa shumë shpejt do të nisin edhe punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ta bërë fushën me bari hibrid”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ministri Hajrulla Çeku përgëzoi FFK-në për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare si dhe tha që brenda pesë viteve Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive.

“E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve”.

“Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku./Telegrafi/

Powered by WordPress