FFK ka njoftuar zyrtarisht se Adem Imeri është prurja më e re e Kosovës.
Lojtari 17-vjeçar do të jetë pjesë e Dardanëve U-19, derisa në nivel klubesh luan te Greuther Furth.
“17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës”, thuhet një njoftimin e FFK-së.
“Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese”.
“Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut”.
“Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar.
/TV Arbëria