Forca të shtuara policore janë parë sot në lagjen e Universitet në Prishtinë, pasi dyshohet për një shpërthim.
Indeksonline bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në veturën e reperit Agon Abdullahu, i njohur si Noga.
“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/TV Arbëria