Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fehmi Hoxha debuton me ekipin e parë të FC Malishevës

Fehmi Hoxha debuton me ekipin e parë të FC Malishevës

FC Malisheva shënon një moment të veçantë për të ardhmen e klubit. Talenti i ri Fehmi Hoxha, vetëm 15 vjeç, ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e djeshme.

Ky paraqitje përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik dhe një dëshmi e besimit që klubi u jep lojtarëve të rinj dhe akademisë sonë.

FC Malisheva i uron Fehmi Hoxhës shumë suksese në vazhdim dhe një karrierë të gjatë e të suksesshme.