Nga ajo që po e deklarojnë publikisht, si pozita, ashtu edhe opozita, janë pro zgjedhjeve te parakohshme. Pozita po thotë se me këtë veprim do t’ia bëjë qejfin opozitës, ngase sipas se parës zhvillimet politike janë në trend të duhur. Kurse opozita ka deklaruar se me këtë veprim tenton ta ndal degradimin e Kosovës, për të cilin përgjegjës është Qeveria.
Sidoqoftë, pavarësisht motive dhe vlerësimeve të ndryshme se pse duhet të shkohet në zgjedhje, tashmë të dy palët kanë shprehur vullnet për këtë proces.
Mbetet te shihet të hënën se sa eshte serioze kjo nismë? Apo vetëm një sajim publik, për t’i ndihmuar njëra-tjetres, për ta mbajtur gjallë këtë temë, me qëllim që t’i zhvendosin në margjina tema sikur se; vendimi i regjistrimit të 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit, pranimi eventual në Këshillin Evropian të Kosovës “jo Republikë” dhe mbase fillimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për hir të këtij pranimi.
Kuptohet, pushteti në këtë rast ka interes që për këto çështje të flitet sa me pak në publik, për arsye që dihen, kurse opozita pse nuk ka guxim për t’i kundërshtuar.
Sa me shumë që adresohen në publik ato, aq me shumë shfaqet ngjashmëria si e pushtetit ashtu edhe opozitës. Prandaj, me anë të retorikës për zgjedhje të paktën kanë mundësi për ruajtjen e iluzionit publik për dallimet ndërmjet vete.
/TV Arbëria