“Turp për Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe AKI-në!”, kështu ka shkruar Fexhri Abrashi përmes një reagimi të ashpër në Facebook.
Ai ka shkruar se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut po i maltretojnë veteranët e UÇK-së.
“Unë, Fexhri Asipi Abrashi, kam ndalesë në Maqedoni, por nuk e kuptoj pse kompjuteri në kufirin e Kosovës më ndalon dhe pasaportën time ia kthejnë policëve të Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kam luftuar për ju, Kosovë, por nëse nuk më ndihmoni, mos u shërbeni sllavëve të Maqedonisë së Veriut!”, përfundon shkrimin ai. /TV Arbëria