Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fetoshi: Sulmet në veri janë pjesë e luftës hibride të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës

Fetoshi: Sulmet në veri janë pjesë e luftës hibride të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës

Profesori universitar dhe njëherit analisti politik, Arben Fetoshi ka reaguar lidhur me sulmin e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, shkruan TV Arbëria.

Fetoshi ka thënë se sulmet në veri të Kosovës janë pjesë e luftës hibride të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës.

“Sulmet kriminale e të sabotazhit në veri të Kosovës, janë pjesë e luftës hibride të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin duke përhapur frikë e pasiguri.

Vetëm një përgjigje me qetësi e unitet politik dhe vendosmëria institucionale për zbardhjen e tyre sa më shpejt, i neutralizon edhe radojçiqët e mbetur apo sërish të kontrabanduar në Kosovë’, ka shkruar Fetoshi.

Ndër të tjera ai thotë se munguan masat që do ta disiplinonin Serbinë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Me gjithë paralajmërimet e Komunitetit të Inteligjencës Amerikane në shkurt të këtij viti për rrezikun e përshkallëzimit, masat që do ta disiplinonin Serbinë munguan, me “tolerimin” e saj pas inkursionit në Banjskë.

Serbia e ka imituar modelin e luftës hibride të Rusisë ndaj Ukrainës dhe nëse faktorët perëndimorë nuk ia “ngehin veshin” fort, ajo do të vazhdojë t’i kamuflojë qëllimet e luftës kundër Perëndimit, me narrativën mashtruese të “persekutimit të popullit serb” në Kosovë”, ka shkruar Fetoshi.

Themes by WordPress