Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media.

Fetoshi tha se ”me gjuhën armiqësore të pushtetit ndaj gazetarëve, rastet e shtuara të sulmeve dhe presionet ndaj medieve me metoda politike e financiare, rënia në indeksin e këtij viti ka qenë e pritshme”.

Tutje ai shton se përkeqësim ka gjithandej ku politikanët s’e durojnë dot “mbikëqyren” e mediave, por Kosova prin për nga stërkeqja, sepse pushteti ka kultivuar një narrativë armiqësimi ndaj medieve e gazetarëve, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” apo “të paguar” nga Vuçiqi.

Postimi i plotë:

PËR 3 MAJIN
Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media.
Këtë tregoi sot indeksi i Reporterëve pa Kufij (RSF), në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Me gjuhën armiqësore të pushtetit ndaj gazetarëve, rastet e shtuara të sulmeve dhe presionet ndaj medieve me metoda politike e financiare, rënia në indeksin e këtij viti ka qenë e pritshme.
Përkeqësim ka gjithandej ku politikanët s’e durojnë dot “mbikëqyren” e mediave, por Kosova prin për nga stërkeqja, sepse pushteti ka kultivuar një narrativë armiqësimi ndaj medieve e gazetarëve, si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” apo “të paguar” nga Vuçiqi.
Nëse qeveria nuk heq dorë nga kjo mendësi e kontrollit dhe nënshtrimit përmes presionit politik apo metodave financiare, liria e medieve në Kosovë do t’i mbetet vetëm retorikës së gërditshme të politikanëve.