Shkruan Arben Fetoshi:
Prorusi Vulin në konferencën “Rruga e Serbisë drejt BE-së” – Mesazh apo tallje e Vuçiqit me BE-në?
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin – një nga figurat më proruse e anti-perendimore në politikën serbe dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit – po merr pjesë sot në Bruksel në konferencën “Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.
I sanksionuari nga SHBA-të për lidhjet me kriminin dhe ndikimin rus, e “shpjegon” rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, pikërisht nga selia e BE-së.
Duke e dërguar Vulinin në Bruksel, Vuçiq në fakt po dërgon një mesazh të qartë: Serbia e synon procesin e integrimit evropian sipas projeksioneve ruse, “një kalë i Trojës” për t’i shërbyer interesave të Moskës në BE.