Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fetoshi: Përzierja e fesë me politikën rrezikon stabilitetin në Ballkan

Fetoshi: Përzierja e fesë me politikën rrezikon stabilitetin në Ballkan

Profesori Arben Fetoshi ka reaguar ndaj mesazheve të fundit të kryepatriarkut serb Porfirije gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me frymën e Pashkëve dhe si pjesë e një diskursi me prapavijë politike.

Sipas Fetoshit, thirrjet për “vepra konkrete” për Kosovën shoqërohen me narrativa që, sipas tij, përforcojnë propagandën për “rrezikun ekzistencial” ndaj serbëve dhe lidhen me qasje hegjemoniste. Ai thekson se përzierja e fesë me politikën nacionaliste dëmton mesazhin e paqes dhe bashkëjetesës që simbolizon kjo festë.

Profesori kritikoi gjithashtu glorifikimin e figurave të dënuara për krime lufte, si Ratko Mladić, duke e cilësuar këtë si një rrezik për stabilitetin në rajon. Në fund, Fetoshi bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj, siç i quajti ai, diskurseve që rrezikojnë paqen në Ballkan.