Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fetoshi: Asociacioni ishte kauza më e madhe e LVV-së dhe Kurtit para zgjedhjeve

Fetoshi: Asociacioni ishte kauza më e madhe e LVV-së dhe Kurtit para zgjedhjeve

Sipas të gjitha gjasave, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli, sepse Kosova do të mbetet jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kjo nënkupton se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të mund të shtyhet së paku deri vitin tjetër, por me mundësi që të rrezikohet në tërësi ky proces.

Deri më tani përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë, si dy nga shtetet kryesore të bashkimit Evropian dhe Quint-it, pa përjashtuar as SHBA-në, e kanë bërë të qartë se parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, mbetet së paku miratimi dhe dërgimi i Draft-Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatë Kushtetuese. Mirëpo, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka deklaruar se procesi i “normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg”, duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta përfill këtë kërkesë të shteteve perëndimore.

Për këtë çështje profesori universitar Arben Fetoshi e ka konsideruar si qasje te gabuar.

“Qasje gabuar, absolutisht e gabuar përshak se jemi në një momentum të rëndësishëm të zhbllokimit ndërkombëtarë të Kosovës”, tha Fetoshi për TV Arbërinë.

Tutje ai tha që asociacioni ka qenë kauza më e madhe e LVV-së dhe kryeministrit Kurti para zgjedhjeve të viti 2021.

“Jemi në situatën kur nuk do të duhet që kalkulimet eletorale ta mbivendosin interesin e shtetit përshkak se në qoftë se do ta humbim këtë momentum, në qoftë se Kosova pranonhet më Këshillin e Evropës, atëherë veçse proceset do të shkojnë duke u vështirësu, duke pasur parasysh faktin që Bashkimi Evropian veçse po hyn në zgjedhje dhe më pas SHBA-të gjithashtu do të hynë në zgjedhje dhe gjithçka do të vonohet dhe do të shtyhet më vonë e pastaj në kontekstin global të paqartësive të mëdha që nuk e dim se në çfarë drejtimi do të lëvizin proceset”, tha Fetoshi.

Sipas Fetoshit mos hyrja në agjendën e mbledhjes së komitetit të minsitrave me 16 maj do të ketë pasoja të mëdha.

Powered by WordPress