Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fetahu për ligjin për Byronë: Është bërë me qëllime politike – për t’u viktimizuar para votuesve

Fetahu për ligjin për Byronë: Është bërë me qëllime politike – për t’u viktimizuar para votuesve

Avokati Faton Fetahu ka folur rreth ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, ligj ky i proklamuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një instrument politik.

“Ligji për Byronë është bërë në funksion të qëllimeve politike, ndoshta me vetëdije se është në shpërputhje të qartë me Kushtetutën,” tha Fetahu.

Sipas tij, ligji për konfiskimin e pasurisë ka qenë një veprim i qëllimshëm për të krijuar perceptimin e viktimizimit para elektoratit.

“E kanë bërë këtë ligj vetëm e vetëm për t’u viktimizuar, për të nxjerrë si pengesë Gjykatën Kushtetuese dhe opozitën – sepse nuk po i lejojnë ata ta bëjnë një ligj të tillë,” theksoi ai.

Në fund të deklaratës së tij, Fetahu shtoi se askush nuk ka marrë mundimin ta sfidojë drejtpërdrejt ligjërisht ose profesionalisht në këtë çështje:

“Asnjëherë nuk e morën mundin të më sfidojnë mua,” përfundoi ai.

Fetahu tutje  thotë se, lidhur me këtë ligj, dilema e gjyqtarëve ishte nëse ta rrëzojnë pjesërisht apo në tërësi.

Gjykata, njëzëri, të gjithë së bashku pa asnjë dallim, ishin të mendimit se nenet përkatëse që ngritëm nga ligji ishin në shpërputhje me Kushtetutën. Të gjithë ishin njëzëri, mirëpo dilema e gjyqtarëve ishte nëse ta rrëzojnë pjesërisht apo në tërësi. /TV Arbëria