Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Fetahu: Ligji për Pagat në Sektorin Publik është pjesërisht antikushtetues

Fetahu: Ligji për Pagat në Sektorin Publik është pjesërisht antikushtetues

Shkruan: Faton Fetahu -Gjykata Kushtetuese, e shpalli njoftimin për aktgjykimin e saj, me të cilin ka konstatuar se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është pjesërisht antikushtetues.

  1. Njeh automatikisht rritjen e pagave (kudo ku është aplikuar pavarësisht nga institucioni apo regjimi juridik i marrëdhënies së punës) me ligjin e kontestuar;
  2. Shpall jokushtetues zbritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe kolegëve të tyre që kanë filluar punën në këto pozita pas hyrjes në fuqi të ligjit të kontestuar;
  3. Shpall jokushtetues zbritjen e pagave për të gjitha kategoritë e funksionarëve, zyrtarëve dhe nëpunësve pa dallim që me Ligjin e Pagave kanë pësuar zbritje të pagës;
  4. Shpall jokushtetues zbritjen e pagave për të gjithë anëtarët (nëpunësit) e Shërbimit të Jashtëm, të cilët për më keq, nuk ishin as përfitues të shtesës tranzitore duke ua kthyer të njëjtëve të drejtat paraprake ekzistuese.
  5. Shpall jokushtetuese pagat e funksionarëve, zyrtarëve, nëpunësve që janë punësuar apo punësohen pas hyrjes në fuqi të ligjit të kontestuar, të cilët marrin paga më të ulëta se sa kolegët e tyre të punësuar para hyrjes së ligjit në fuqi, duke ju njohur të drejtën për trajtim të barabartë.
  6. Shpall jokushtetuese standardin dhe metodologjinë e vlerësimit të shtesës për përvojën e punës, në 15 vitet e para të krijimit të saj;

Përndryshe, në prill të këtij viti, pata paralajmëruar se do të angazhohem që ky ligj diskriminues të shpallet i tillë e të shfuqizohet pjesërisht nga Gjykata. Pas një kërkese kuazi profesionale të Avokatit të Popullit, i cili e dërgoi rastin vetëm pas presionit të mbi 100 organizatave e sindikatave, ishin edhe komentet shteruese të Grupit Parlamentar të PDK-së që i ndihmuan qartësisë së argumenteve dhe shkeljeve të evidentuara, e të cilat, sigurisht se do të trajtohen në aktgjykim.

Ndërsa, nga tani, Qeveria dhe Kuvendi kanë mbi tetë muaj kohë që të adresojnë gjetjet e këtij aktgjykimi dhe të adresojnë efektet të tij, e të cilat përveç juridike janë edhe financiare po ashtu.

/TV Arbëria

Themes by WordPress