Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fetahu: Janë tre opsione se çfarë Aktgjykimi mund të marrë Kushtetuesja, s’përjashtohen zgjedhjet

Fetahu: Janë tre opsione se çfarë Aktgjykimi mund të marrë Kushtetuesja, s’përjashtohen zgjedhjet

Avokati i PDK-së, Faton Fetahu ka thënë se pret tri mundësi nga Aktgjykimi i radhës i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit.

“Ne presim që Gjykata të konstatojë jokushtetutshmërinë e votimit të komisionit për votim të fshehtë, jokushtetutshmërinë e ndërprerjes arbitrare të seancës konstituive”, ka thënë  Fetahu.

Sipas tij, mundësia e parë është që partia e parë t’i ketë edhe 15 ditë afat që me votim të hapur ta konstituojë Kuvendin.

Nëse kjo nuk ndodh, Fetahu thotë se një opsion është që Kushtetuesja t’ia japë këtë të drejtë një shumice tjetër, ashtu siç ndodhë te Qeveria.

Ai tutje shton se një opsion tjetër janë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Nëse ndodh kështu besoj që do të jenë tri skenarë: E para do t’i anulojë këto veprime dhe anulimi i tyre do të çojë në rikthimin e seancës deri në rastin ku VV e ka bërë për herë të fundit propozimin për herë të fundit të kandidatit që është 1 maji e pastaj do ta detyrojë grupin më të madh parlamentar që ta propozojë kryetarin e kuvendit direkt pa komision ose ndonjë mekanizëm tjetër. 15 ditë nga 15 prilli deri më 1 maj seanca ka qenë në rregull. Edhe për 15 ditë duhet të bëhet përpjekja e të parit për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit”

“Nëse nuk ka vullnet politik për ta zgjedhur, kjo e drejtë duhet t’i kalojë një shumice tjetër… Nëse nuk mundet as i dyti, mundësia e vetme është t’i drejtohet zgjedhjeve. Alternativa e tretë sipas meje janë zgjedhjet”, ka shtuar Fetahu në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.