Avokati Faton Fetahu nëpërmjet një statusi në rrjetin tij social ka komentuar ftesën e prokurores Rukije Shasivari ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Me kwtw rast ai ka pohuar se një veprim i tillë paraqet një cenim të pashembullt të së drejtës kushtetuese të Lirisë së Shprehjes. Sipas avokatit Fetahu secila vepër penale, edhe vepra “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, për t’u konstituuar dhe kualifikuar si e tillë, kërkon mbështetjen në elementet e figurës së veprës e të cilat, si të tilla, në rastin e z. Mehmetaj as që ekzistojnë.
Ky është postimi i plotë i avokatit Faton Fetahu:
“Hedhja nga Prokuroria e kallëzimit penal të ushtruar kundër gazetarit Lirim Mehmetaj, është e paalternativë. Ftesa e tij nga prokuroria, në radhë të parë është alarm për cenimin e rolit dhe funksionit kushtetutes dhe ligjor të prokurorit nga prokurorja Rukije Shasivari dhe në radhë të dytë, cenim i pashembullt i të drejtës kushtetutese të Lirisë së Shpehjes.
Sepse, sikurse secila vepër penale, edhe vepra “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, për t’u konstituuar dhe kualifikuar si e tillë, kërkon mbështetjen në elementet e figurës së veprës e të cilat, si të tilla, në rastin e z. Mehmetaj as që ekzistojnë.
Ky i fundit, as nuk ka nxitur e as përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare dhe etnike, por ka shprehur vetëm mendimet dhe bindjet e tij të lira politike dhe qytetare për zhvillimet të cilat lidhje nuk kanë me këto baza.
Të qëndruarit me dinjitet dhe integritet në krye të detyrës, nënkupton që edhe kur kallëzimet panale ushtrohen nga politikanët (dhe aq më shumë nga pushtetarët), të hedhën poshtë pa mëdyshme – kur nuk kanë bazë normalisht, pa pasur nevojë me u realizu seanca e marrjes në pyetje në procedurë paraprake. Përkundrazi, është guxim profesional i cili fatkeqësisht ju mungon disa prokurorëve” ka shkruar ndër të tjera avokati Fetahu.
/TV Arbëria