Sot feston datëlindjen e 73-të gruaja e mësuesit shqiptar, Halit Geci nga fshati Llaushë i Skenderajt, i cili u vra më 26 nëntor të vitit 1997.
Halit Geci lindi në vitin 1945 në fshatin Llaushë- Skënderaj dhe u vra më 26 nëntor 1997 ishte mësues shqiptar i cili u vra gjatë një beteje që Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri kundra forcave barbare jugosllave-serbe Haliti ishte duke shikuar nga dritarja betejën që po zhvillohej kur forcat serbe gjuajtën në drejtim të shkollës dhe plumbat e kapen Halitin i cili më vonë ndrroi jetë si pasojë e plagëve të marra në Qendrën Spitalore në Prishtinë.
Ai u varros me nderime të shumta në Llaushë në varrimin e tij morën pjesë një numër shumë i madh njerëzish në mesin e tyre dhe komandanti legjendar, Adem Jashari edhe gjithë Kosova mbajti zi me rastin e vrasjes së mësuesit të parë.
Po ashtu gjatë varrimit të tij doli në skenë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila nga revoltimi i vrasjes së mësuesit i bëri thirrije popullit që të mobliziohet në luftën kundër okupatorit të dhunshëm serbë.

/TV Arbëria