Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Festa e Vitit të Ri në familjen e Osmanit, ajo tregon detaje nga kremtimi që bënë me familje

Festa e Vitit të Ri në familjen e Osmanit, ajo tregon detaje nga kremtimi që bënë me familje

Në një intervistë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndau kujtime personale nga fëmijëria e saj, duke folur për sfidat e asaj kohe dhe festat simbolike të fundvitit.

“Përkundër rrethanave të vështira që ka kaluar familja jonë dhe populli, si fëmijë shumë herët na është dashur të përballemi me sfidat e krijuara nga jeta. Për shkak të dëbimit nga puna të prindërve, edhe ne u dëbuam nga shkolla, dhe kështu na u desh të rriteshim para kohe”, tha Osmani, duke reflektuar mbi vështirësitë që e formësuan jetën e saj.

Presidentja kujtoi njëherësh me ngrohtësi festat e fundvitit në banesën e familjes në Mitrovicë.

“Festat e vitit të ri ishin përplot hare, me atë pak ushqim që kishim. Ndonjë dhuratë simbolike e vogël për ne si fëmijë, muzikë, vallëzim, dhe një atmosferë që nuk ndalej kurrë,” u shpreh ajo.

Osmani theksoi po ashtu rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave dhe krijimit të momenteve të veçanta për fëmijët e sotëm.

“Çdo vit të ri e kalojmë bashkë me familjen, duke krijuar kujtime që edhe fëmijët tanë do t’i bartin për gjithë jetën e tyre”, u shpreh e para e vendit.