Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka ka publikuar fotografi nga pritja në Nju Jork me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Reka ka thënë se në eventin festiv kanë marr pjesë rreth 200 mysafirë, nga të cilët 50 ambasadorë dhe diplomatë të shteteve anëtare të OKB-së, (përfshirë edhe shtete jo-njohëse), zyrtarë amerikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Derisa i pranishëm në event ishte edhe John Kelly, nga Misioni i Përhershëm i SHBA-ve në OKB, i cili në fjalën e tij, tha se është nder të festohet bashkërisht dita e pavarësisë së Kosovës.