Kombëtarja e Kroacisë ishte e treta më e mira në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kroacia e fitoi medaljen e bronztë të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Marokun.
Pasi që u kthyen në Kroaci, futbollistët kroatë filluan të festonin pas fitimit të medaljes së bronztë në këtë Botëror.
Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe yjet si Marcelo Brozovic e Dejan Lovren, të cilët vërehen duke kënduar këngë nacionaliste.
“Për shkak të Anicës dhe kazanit me verë, do të djeg Krajinën deri në Knin. Do t’i vë flakën dy-tre selive serbe, do të kisha ardhur për asgjë”, këndonin futbollistët kroatë.
“Zbog Anice i bokala vina. Zapalit ću Krajinu do Knina. Zapalit ću dva, tri srpska štaba.Da ja nisam dolazio džaba”, pjevali su reprezentativci Hrvatske tokom proslave bronze sa Svjetskog prvenstva u Kararu pic.twitter.com/39Kl67bL9S
— Istraga.ba (@IstragaB) December 19, 2022
/TV Arbëria