Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), ka publikuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Rene Schlee nga Friedrich-Ebert-Stiftung ka thënë kjo është vetëm një pikënisje për diskutime.
“Duhet të bëjmë përpjekje, gjatë këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve ka pasur shumë raste që është dashur të bëhen draftime të shpejta. Objektivi ynë ka synim lehtësimin e diskutimeve duke u bazuar në propozimin konkret. Nuk ka pasur shumë progres, deri sot askush nuk ka prezantuar një propozim konkret”, ka thënë ai.
Publikimi i këtij drafti po bëhet një ditë para diskutimit për Asociacionin në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku kjo e fundit ka ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë e përfaqësues politikë që të diskutojnë për ketë temë.
/TV Arbëria