Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Feronikeli ’74 në aksion, prezanton tre futbollistë për një ditë

Feronikeli ’74 në aksion, prezanton tre futbollistë për një ditë

Skuadra e Feronikelit 74 të dielën i ka prezantuar tre futbollistë të rinj. Nikolaos Ioannidis, Vasileios Karagkounis, dhe Stivian Janku janë zyrtarizuar te skuadra që drejtohet nga trajneri Shefki Kuqi.

“Sulmuesi i qendrës, Nikolaos Ioannidis vjen nga skuadra Ethnikos nga Qipro ndërsa më parë ishte edhe pjesë e ekipeve të njohura si PEC Zwolle, Dortmund ll, Olympiacos e Maritimo në Portugali. Mesfushori defensiv, 30-vjeçari Vasileios Karagkounis, më parë ka luajtur edhe në AEL Limassol, Olympiacos dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Zhenis Astana. Stivian Janku është afrimi i radhës i klubit për sezonin e ri. Vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City”, ka njoftuar Feronikeli 74 në Facebook.

Klubi nga Drenasi e siguroi mbijetesën edicionin e kaluar nëpërmjet barazhit.

Në ndeshjen vendimtare e mposhti Prishtinën e Re me rezultatin 1:0.

Powered by WordPress