Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fermeri: Zgjodhëm ta dhurojmë qumështin, jo ta derdhim

Fermeri: Zgjodhëm ta dhurojmë qumështin, jo ta derdhim

Liron Krasniqi nga Rudina Ferma foli për emisionin Kosova Live në T7, pas kritikave të shumta që morën fermerët të cilët, si shenjë proteste, derdhën qumështin.

Ai tha se ferma e tyre zgjodhi një rrugë tjetër, duke shpërndarë rreth 2 mijë litra qumësht falas për qytetarët e Prizrenit dhe për qendrat e të moshuarve. Sipas tij, kjo ishte zgjidhja më e arsyeshme, megjithëse theksoi se i kupton edhe fermerët e tjerë, të cilët, siç u shpreh ai, janë të frustruar nga gjendja në sektor.

“Gjendja është mjaft e rënduar. Ka protesta të shumta nga fermerët, si pasojë e pakënaqësisë dhe ndjenjës së keqe që po krijohet nga kjo situatë në të cilën ndodhet shteti. Ne kemi zgjedhur që qumështin ta dhurojmë për qytetarët e Prizrenit, si dhe për qendrat e të moshuarve dhe kudo që kemi pasur mundësi. Kjo na është dukur zgjidhja më e arsyeshme. Megjithatë, nuk i fajësoj fermerët e tjerë që kanë protestuar, sepse janë tejet të frustruar nga kjo gjendje dhe besoj se nuk kanë gjetur një zgjidhje tjetër”.