Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ferizaj vazhdon investimin në asfaltimin e rrugëve për në fshatra

Ferizaj vazhdon investimin në asfaltimin e rrugëve për në fshatra

Komuna e Ferizajt po vazhdon të investojë në asfaltimin e rrugëve të cilat e lidhin këtë qytet me fshatrat e saj.

Për të lehtësuar lidhjen me qytetin, po vazhdon asfaltimi i pjesë së mbetur të rrugës, Ferizaj-Burrnik-Kashtanjevë.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë se ky investim hap mundësitë e zhvillimit ekonomik për ato pjesë.

“Po vazhdon asfaltimi i pjesës së mbetur prej 5.5 kilometrave të rrugës Ferizaj- Burrnik-Kashtanjevë investim ky në infrastrukturën rrugore që hap mundësitë e zhvillimit ekonomik, veçanërisht turizmit në këtë zonë me pasuri të jashtëzakonshme natyrore”, ka thënë Aliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.