Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 01-07/05/2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre 3 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 1 rast në Shtime.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Në njoftim thuhet se “me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa 2 persona tjerë janë në kërkim policor”.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
/TV Arbëria