Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj njofton se gjatë patrullimeve me “veturë inteligjente” e cila ka të instaluara pajisje të avancuara elektronike (sensorë dhe radarë), ka identifikuar dhe shqiptuar 680 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë muajit janar 2025.
Në kumtesën për media bëhet e ditur se shkeljet më të shpeshta përfshijnë:
– Mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes, 370 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 38 gjoba
– Skadimi i regjistrimit të automjetit, 32 gjoba
– Xhamat e errësuar në automjet, 29 gjobA
– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 20 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 17 gjoba
– Tejkalime të parregullta, 12 gjoba
– Shkelje të tjera, 162 gjoba
Gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje të vërejtur në trafik.
Njoftimet mund të bëhen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, apo edhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.