Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ferizaj: Dy shoferë kapen duke garuar me 113 km/h në zonë me kufizim 40 km/h

Ferizaj: Dy shoferë kapen duke garuar me 113 km/h në zonë me kufizim 40 km/h

Dy shoferë janë ndaluar nga Policia në Ferizaj rreth orës 01:50 të mëngjesit të sotëm, pasi janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi”. Shoferët B.B. (31 vjeç), që drejtonte një veturë të tipit Audi, dhe E.K. (20 vjeç), me veturë Mercedes dhe targa vendore, janë matur me radar lazerik duke qarkulluar me shpejtësi prej 113 km/h, ndonëse kufizimi i lejuar në atë zonë është vetëm 40 km/h.

Si pasojë, të dy shoferëve u është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj. Gjithashtu, ndaj shoferit vendor janë shqiptuar edhe 5 pikë negative në patentë-shofer, ndërsa tjetri posedonte patentë të huaj. Të dy janë përjashtuar menjëherë nga trafiku.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon për vetëdijësim të shoferëve, duke theksuar se garat e shpejtësisë përbëjnë rrezik të madh për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.