Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ferizaj, digjet një pjesë e materialit zyrtar në arkiv

Ferizaj, digjet një pjesë e materialit zyrtar në arkiv

Policia e Kosovës ka lajmëruar se një person, të hënën ka raportuar në polici se është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nën hetime.

“Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

/TV Arbëria