Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Fenomeni i pazakontë, rrugët e këtij qyteti mbushen me peshq që po bien nga qielli

Fenomeni i pazakontë, rrugët e këtij qyteti mbushen me peshq që po bien nga qielli

Peshq të gjallë kanë rënë si shi në një qytet të izoluar australian që është “përmbytur” katër herë në 30 vitet e fundit. Incidenti më i fundit ndodhi në vitin 2010.

Peshqit ranë në qytetin e vogël të Lajamanu, një komunitet i vogël në Territorin Verior të thatë të Australisë.

“Pashë një stuhi të madhe që po i afrohej komunitetit tim dhe mendova se ishte shi,” tha për ABC News Andreë Johnson Japanangka, një banor i qytetit. “Por kur filloi të bjerë shi, pashë peshk që binin”, shtoi ai.

Ihtiologu i Muzeut të Queensland, Geoff Johnson, zbuloi se “shiu” ra natën dhe njerëzit i panë në mëngjes, të shpërndarë në të gjithë qytetin. Shumë nga peshqit ishin gjallë.

Deri më tani, fenomeni nuk është shpjeguar. Qyteti u mbush me peshq në vitet 1980, 2004 dhe 2010. Herën e fundit që ndodhi, peshqit që ranë mbi qytet ishin me të njëjtën madhësi.

Lajamanu ndodhet shumë larg nga çdo trup i madh uji dhe në buzë të shkretëtirës. Një tjetër teori thotë se peshqit nuk ranë nga qielli, por arritën në qytet pas një përmbytjeje.

/TV Arbëria

Powered by WordPress