Fëmijët të cilët hanë peshk yndyror mund të jenë lexues më të mirë se shokët e tyre, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit kanë zbuluar se aftësia e leximit te të rinjtë dukshëm përmirësohet nëse ata konsumojnë Omega 3.
Ekspertët thonë se rezultatet e hulumtimit ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në shujtat e fëmijëve, përmes peshqve yndyrorë të tillë si salmoni, tuna, harenga, makereli dhe sardelja.
Hulumtimi i ri ka zbuluar se fëmijët të cilët morën Equazen, një shtesë e Omega 3 dhe Omega 6, për tre muaj kanë treguar një përmirësim të madh në aftësinë e leximit, transmeton Koha.net. Ata treguan përmirësime të konsiderueshme në aftësinë e tyre për të kuptuarit e leximit, kohën e deshifrimit fonologjikë dhe kohën e analizës vizuale.
Ky hulumtim është kryer në Qendrën e Neuropsikiatrisë “Gillberg” në Universitetin Goteburg, Suedi, dhe në këtë hulumtim kanë marrë pjesë fëmijët e moshës 9 dhe 10 vjeçare në një periudhë prej gjashtë muaj.