Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Fëmijët po e lypin nënën e tyre natë e ditë”, flet burri i Leonorës e cila vdiq te dentisti në Malishevë (VIDEO)

“Fëmijët po e lypin nënën e tyre natë e ditë”, flet burri i Leonorës e cila vdiq te dentisti në Malishevë (VIDEO)

Faton Shala e humbi të shoqen dy ditë para se të ktheheshin në Itali, aty ku kishte ndërtuar jetën dhe kishin lindur katër fëmijë.

Tragjedia e tij erdhi pasi e shoqja, Leonora, kishte dhimbje të padurueshme të dhëmbit dhe vendosi ta heqë atë.

Malishevë dhe zgjodhi ordinancën private “Doktorat”, për të kryer një shërbim të tillë.

Por nga aty nuk doli në gjendje të mirë, ngase pasi mori injeksionin për mpirjen e dhëmbit, ajo vdiq.

Në ordinancën në fjalë, që në regjistrin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ofroheshin shërbime gjinekologjike, po punonte edhe stomatologu Xhavit Karaxha.

Fatoni, që ishte prezent aty dhe e pa gjithë ngjarjen me sytë e tij, thotë se pjesa më e vështirë e ditës është kur nuk gjen shpjegim për fëmijët e tij kur e pyesin vazhdimisht se ku është nëna e tyre.