Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Fëmijët në shkolla private”, Kasolli: Presidentja me shokë shumë, nuk është e vetmuar në këtë sjellje hipokrite të elitës politike në Kosovë

“Fëmijët në shkolla private”, Kasolli: Presidentja me shokë shumë, nuk është e vetmuar në këtë sjellje hipokrite të elitës politike në Kosovë

Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar temën në lidhje me shkollimin e fëmijëve të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Ai ka thënë se ajo nuk është e vetmuar në lidhje me këtë çështje.

Kasolli ka thënë se edhe Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj janë në po të njëjtën linjë.

“Për aq kohë sa Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe shumë eksponentë të tjerë të opozitës dhe pushtetit nuk e denoncojnë sjelljen e Presidentes që mban një pozitë të lartë publike dhe njëkohësisht i dërgon fëmijët e saj në shkolla të shtrenjta private, tregon se ajo është e rrethuar me shumë shokë dhe nuk është e vetmuar në këtë sjellje hipokrite të elitës politike në Kosovë”, ka thënë Kasolli. /TVARBËRIA