Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fëmijët në komunën e Prishtinës nga muaji mars mund të vlerësohen falas te psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti

Fëmijët në komunën e Prishtinës nga muaji mars mund të vlerësohen falas te psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti

Nga muaji mars, të gjithë fëmijët e kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Tutje theksohet se ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje.

“Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë. Për termine telefononi në: 038/220-841”, thuhet në njoftim.