Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fëmijët e veshur me uniformë të Policisë së Kosovës, udhëhoqën një pikë të kontrollit në veri të Mitrovicës

Fëmijët e veshur me uniformë të Policisë së Kosovës, udhëhoqën një pikë të kontrollit në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës sot ka filluar një projekt inovativ me emrin “Sot unë polic i Kosovës”, me disa fëmijë të veshur me uniformën e policit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook kanë bërë të ditur se ky projekt ka për qëllim të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet fëmijëve dhe zyrtarëve policorë, si dhe të promovojë një ndjenjë të sigurisë dhe përgjegjësisë në mesin e komunitetit të rinj.

Në kuadër të këtij projekti, fëmijët janë veshur me uniforma të Policisë së Kosovës dhe kanë organizuar një pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet, së bashku me zyrtarët e policisë.

Gjatë kësaj pike kontrolli, fëmijët, me ndihmën e zyrtarëve policorë, kanë ndaluar veturat dhe kanë legjitimuar vozitësit, duke i këshilluar ata mbi sigurinë në trafik dhe sigurinë e përgjithshme.